ALBANIARAP-FORUM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ALBANIARAP-FORUM

Www.Albaniarap.forum.st
 
HomeLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Gold AG: Këngët e mia u kushtohen bashkimit të trojeve shqiptare

Go down 
AuthorMessage
REALKING
Admin



Posts : 105
Join date : 2010-05-01
Location : N'tok t'zotit

Gold AG: Këngët e mia u kushtohen bashkimit të trojeve shqiptare Empty
PostSubject: Gold AG: Këngët e mia u kushtohen bashkimit të trojeve shqiptare   Gold AG: Këngët e mia u kushtohen bashkimit të trojeve shqiptare I_icon_minitimeSat May 01, 2010 3:43 pm

Unë i bashkoj në një komb të gjithë ata që e pëlqejnë këngën time dhe nuk ka dallim se cilit rajon i përket, pasi kënga ime kërkon Shqipëri etnike dhe këngët e mia prekin realitetin, ka thënë në një intervistë për “Kosovainfo”, këngëtari i ri i talentuar Arian Agushi, i njohur si GOLD AG.
KosovaInfo: Një letërnjoftim të shkurtër për lexuesit e “KosovaInfos”
Agushi: Quhem Arian Agushi, i lindur më 28 korrik të vitit 1986, në Preshevë. Deri kur e mbarova klasën e katërt të shkollës fillore, pra deri në moshën 10-vjeçare kam jetuar atje dhe pastaj në vitin 1997, erdhëm në Prishtinë.

KosovaInfo: Kush është “Gold Ag”, kur ka nisur të merret me muzikën , dhe çfarë ju ka shtyrë të merreni me muzikë?
Agushi: Emrin Gold AG e kam bërë qysh moti nga emri, dhe mbiemri im, Arian (GOLD) dhe Agushi (AG). Hapat e parë në muzikë i kam filluar qysh si fëmijë, por edhe mund të them qysh më ka treguar nëna, se kur isha bebe ajo më këndonte ninulla, kurse unë e përcillja melodinë së bashku me të.

Por saktësisht mund të them se që nga klasa e dytë e shkollës fillore, nuk hezitoja të dilja të imitoja këngëtarë të ndryshëm të skenës që ishin atëherë.

Gjatë kësaj kohe emocion në skenë nuk kisha fare dhe në klasën e 7 së bashku me tre shokë formuam një grup me emrin “Black Pain”, ku e incizuam edhe një këngë. Në shkollën e mesme, e formova një grup “Night Rappers”( Gold AG dhe MCL), por pas shkollës së mesme, vazhdova vetë si Gold AG.

Në muzikë shumica e këngëtareve sot po arrijnë të bëhen me anë të të hollave, apo intervenimeve që i kanë në media, por për mua mjafton të përmendet që e kam dhuratë nga Zoti.

KosovaInfo: Sa albume keni edituar deri më tani ?
Agushi: Deri më tani kam edituar dy albume, ndërsa këtë muaj pritet të dalë albumi i tretë. I pari ishte “LANET”, i dyti “AMANETI” që kishte 20 këngë dhe doli me 28 korrik të këtij viti, ndërsa ky i treti i ka 19 këngë pa intro, outro dhe mban titullin “AGA IN DA HOUSE”

KosovaInfo:A jeni duke përgatitur ndonjë këngë dhe videoklip tani?

Agushi: Videoklipi më i ri është lëshuar me 24 nëntor dhe tema e këngës flet për 28 nëntorin. Titullin e ka “Letër nga burgu” dhe i kushtohet të gjithë atyre qe ende mbahen padrejtësisht nëpër burgjet e Serbisë.
Ndërsa për këngë mund te them që e kanë të vështirë të mundohen për të më kaluar të tjerët, pasi që më shumë se 50 këngë i lëshoj për një vit.

KosovaInfo: Kush i shkruan tekstet tuaja, dhe nga e merrni frymëzimin?
Agushi: Tekstet i shkruaj vetë, ndërsa frymëzim është koha në të cilën kaluam dhe po kalojmë. Zakonisht, këngët e mia flasin për bashkimin e trojeve shqiptare dhe për gjitha ato që e kanë preokupuar dhe e preokupojnë popullin shqiptar.

KosovaInfo: A ia vlen të këndoni në Kosovë, sa ka vlera muzika e sotme?
Agushi: Ia vlen të këndoj për ata që e kuptojnë se çfarë them. Produksionet pëlqejnë këngë tallava.
Është e vështirë të kalohet kjo krizë derisa të vetëdijesohen disa njerëz dhe të kuptojnë se dallon muzika popullore nga ajo tallava.
Sot i tërë Ballkani e ka këtë problem dhe shpresoj që me kalimin e kohës vlerat e veta t’i posedojë secili.
E di që kënga ime cila do qoftë atdhetare, do të mbetet ashtu sot e 1000 vjet, ndërsa këto që dalin për femra e për para e kanë kohën aq të shkurtë, saqë nuk do t’i besohet as vetë interpretueseve.

KosovaInfo: Sa pëlqehet zhanri i muzikës suaj nga publiku kosovar?
Agushi: Fatmirësisht me këngët e mia mburret çdo shqiptar që është atdhetar me zemër si nga Kosova, Lugina e Preshevës, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Çamëria apo ata që janë jashtë tokës së tyre.
Unë i bashkoj në një komb të gjithë ata që e pëlqejnë këngën time dhe nuk ka dallim se cilit rajon i përket, për shkak se kënga ime kërkon SHQIPËRI ETNIKE dhe këngët e mia prekin realitetin, dhe nuk flas në ajër, por ashtu siç e thotë vetë Perëndia.

KosovaInfo: Çfarë raportesh keni me kolegët tuaj në profesion?



Agushi: Me shumicën prej kolegëve i kam raportet e mira.
KosovaInfolanet e juaja për të ardhmen ?
Agushi: Shpresoj që albumi që do të dalë të pëlqehet nga të gjithë ata që e dinë vlerën e këngës time. Do të mundohem sa të mundem që të sjell gjëra, të cilat i presin prej meje fansat e Goldit. Dashtë Zoti të jem shëndosh e planet do të vinë njëra pas tjetrës.
__________________
Back to top Go down
https://albaniarap.forum.st
 
Gold AG: Këngët e mia u kushtohen bashkimit të trojeve shqiptare
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Gold AG - Malli
» Intervist me GOLD-AG EXLUSIVE 2008

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
ALBANIARAP-FORUM :: Intervista-
Jump to: