Vers 1:
Prej nje fjal, nje hajgare – me tepru ja kem zakon,
prej ni llafi del e zeza – jam shqiptar, gjaku me vlon.
Nja e shame, tollovi – jom mai fort e nuk ja la,
ni shuplak e ni allti – kshtu vrahet vllau me vlla.
Gjaku i nxeht, syt mu terrun – hiq as krismen sja kom ni,
ftyra e zbeht, gjaku lan token – mar per toke e kom shtri.
Hekrin te kryt ja kom lan – tash e pash se qka kom ba,
menja m..shkoj te nana e ti – mjera kshtu qe ka me pa.
Menja m..shkoj te nana jem – mdoket pe shoh, qysh po qan,
Me ardh rasti mem pa kshtu – e di met ata e kishin lan.
Pe ndi veten teper keq – kur pe shoh trupin e mjer,
nanes ti shkrumova zemren – e kom bo krejt flokt mi nxerr.
Ja ke lan motren pa vlla – baben pa drit syve ti,
tash dy nana i le pa djem – tash dy shpi i ke vnu n..dry.
Ke marr rruge je nis per shpis – sdin qysh nanes me ja than,
Ska nevoj me ta shtru venin – per koh t..gjat vet ke me lan.
Vers 2:
Kesh te nana perqafova – po mi njeh nenlokja syt,
Thot evlad qka m..paske bo – edhe mu sot mpaske myt,
Kur e pash nanen ashtu – t..erdhen lot, deshe me qajt,
Por nuk desha t..jem i lig – tu munu veten me majt.
Erdhen m..murren policia – para gjygji tash tkan qit,
Flet gjygjtari per denim – ulun ne karrik mbet i ngrit.
Dy polic pot rrin per anash – nga merzia nuk po i vren,
Dy durt lidhun, kamt pot lshojn – krejt permrapa tash poi len.
Lash dashnoren me lot ne sy – peng spo muj me perqafu,
Me shtrengoj me tha te veshi – mos harro kurr sat e du.
Pom vjen shtir me perballu – tash i humbe qka kom pas,
Baba zor, po pe man veten – nanes zemren ja kom plas,
A pat faj a nuk ka pas – tash nuk lun hiq kurfar roli,
Nanes ti i plasi vaji – kur kan nis me qu te vorri.
Para deres t..asaj shpije – ni karrik, peshkir permi,
tash pe shoh qfar tragjedije – zemrat kshtu qe jau kom nxi.
Vers 3:
Naten shoh ftyren e ti – gjumi fare nuk pom merr,
krejt i dha me pas mundsin – e me kthy kohen niher.
N..fillim shpesh um vizitojshin – tash vizitat jon rrallu,
me mall po e pres naj leter – prej shpis a ma kan dergu.
Kur po vjen vllau mem pa – sikur me ma fal dyjan,
Nana spe len me dal shpesh – po tutet dikush pe vran.
Mka marr malli per buke t..nanes – tek tash vleren po ja di,
Qe kurr sofren se ka shtru – pa um pas per dark aty.
T..fala ki prej nanes, babes - prej dashnores ke kete leter,
Zemra t..plas pi lexon fjalet – dojn mem dhan per dikon tjeter.
Kallxom vlla qka po thot letra – qehren pse e paske ndrru,
Thuj belholles let martohet – se mem prit me vjet nuk du.
Sot kom vra e neser m..vrasin – neser del i jemi vret,
kshtu farohen dy familje – tek ather mbaron ky seni.
As traditat as kanuni – kerkush tjeter faj nuk ka,
fajet i ka budallaku – kur farohen vlla me vlla.