ALBANIARAP-FORUM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ALBANIARAP-FORUM

Www.Albaniarap.forum.st
 
HomeLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Intervist Me KHG !

Go down 
AuthorMessage
REALKING
Admin



Posts : 105
Join date : 2010-05-01
Location : N'tok t'zotit

Intervist Me KHG ! Empty
PostSubject: Intervist Me KHG !   Intervist Me KHG ! I_icon_minitimeSat May 01, 2010 3:42 pm

E realizuar në kushte tejet të larta sigurie. Me kërkesa të veçanta, Grupi I Hakerëve Kosovar ka dhënë intervistën e parë. I kanë besuar Radio Dukagjinit për të rrëfyer aktivitetet e tyre…

Intervista është realizuar me pajisje të tyre personale dhe është ndryshuar ngjyra e zërit

Pyetjeve i është përgjigjur njëri nga themeluesit e këtij grupi I ashtuquajturi HITMAN.



Radio Dukagjini : Pse sulmoni kryesisht ueb faqet shtetërore serbe?



H!tM@n: Zakonisht në zhvillimin dhe sigurimin e ueb faqeve shtetërore merën njerëzit me te zot te një shteti dhe ne me sulmet tona kemi dashur dhe mendoj që ja kemi arritur te dëshmojmë se njohurit dhe teknologjia shqiptare janë shumë me te avancuara se ato serbe.



Radio Dukagjini: Pse është duke u zhvilluar një betejë e tille virtuale ne mes hakerëve kosovarë dhe atyre serb?



H!tM@n: Sulmet e para kanë ardhur nga ana serbe, respektivisht pas shpalljes se Pavarësisë se Kosovës. Ne në një far mënyre jemi ose konsiderohemi një lloj ushtrie virtuale kuptohet shqiptare dhe e kemi pa këtë te arsyeshme qe t’ju kundërpërgjigjemi këtyre sulmeve .



Radio Dukagjini : Mund te tregoni disa nga ueb faqet serbe qe keni arritur ti sulmoni?



H!tM@n: Mund te themi se kemi depërtuar ne mbi 80% te faqeve qeveritare serbe numrin e saktë nuk mund te them por janë diku 60-70 faqe, pastaj pothuajse ne te gjitha ueb faqet e sportistëve serb qe njihen ne arenën ndërkombëtare, ne top agjencitë serbe te lajmeve, dhe mijëra ueb faqe tjera serbe.



Radio Dukagjini : Mund te ketë paqe ndërmjet hakerve kosovar dhe atyre serb?



H!tM@n: Neve kryesisht ofrojmë ndihmë për ueb masteret shqiptar ne sigurimin e faqeve te tyre,ky ka qenë dhe qëllimi I themelimit te grupit por nëse do ketë sulme nga ana serbe atëherë sigurisht se do kundërpërgjigjemi siç e kemi be këtë deri me tani, pra sa I përket ndaljes se sulmeve kjo nuk varet nga ne, sepse ne asnjëherë nuk sulmojmë te paret.



Radio Dukagjini : Kemi informacione se ju keni siguruar mbrojtjen e shumë ueb faqeve ne Kosovë nga këto sulme,mund te dijë disa nga ueb faqet qe ju mbroni?



H!tM@n: Jo vetëm ne Kosovë por ne përgjithësi shumë ueb faqe shqiptare i kemi paralajmëruar, një pjesë te tyre i kemi mbrojtur, dhe ende jemi duke i mbrojtur, sigurisht duke u munduar te ju ofrojmë siguri maksimale, ndërsa sa i përket pjesës tjetër te pyetjes se cilat janë ato faqe te cilat i mbrojmë besojmë qe nuk do ishte korrekte dhe e drejt tani ti cekim ato, sepse mund te ndikon negativisht ne punën e tyre.



Radio Dukagjini : A mund te siguroni mbrojtje te ueb faqeve te krerëve te institucioneve te Kosovës?



H!tM@n: Sigurisht qe mundemi te ju ofrojmë siguri ne nivel për sa I

përket këtyre sulmeve, por ne Kosove dhe ne Shqipëri ne një far mënyre është vendosur monopol ne këtë lami, thënë lirshëm tenderët ose ofertat për te zhvilluar një faqe te një institucioni, I kanë fituar vetëm 2 firma qe sipas mendimit tone ne sferën e sigurimit janë shumë te dobëta, këtë e kemi dëshmuar duke bere disa ndërhyrje te paautorizuara ne serverët e tyre dhe me pas duke I paralajmëruar për lëshimet ne faqet e institucioneve.



Radio Dukagjini : Cila është ndjenja që keni kur shihni në një ueb faqe

shqiptare flamurin e Serbisë dhe mbishkrimin Kosova është Serbi?



H!tM@n: Ta them të drejtën nuk e kemi obligim që të mbrojmë dhe njoftojmë administratorët për lëshimet e tyre, sepse siç e dini dikush tjetër përfiton për mirëmbajtjen e faqeve të institucioneve dhe krijimin e tyre dhe po këta persona janë përgjegjës për sigurim. Këtë e kemi bërë për shkak se ndjenjat tona patriotike dominojnë në masë të madhe dhe jemi inatqor që të ndodhin këto sulme në ueb faqet shqiptare. Sigurisht që ndjehem keq kur I shoh këto gjëra, kjo është një arsye plus që I paralajmërojmë ose të marrim masa që të parandalojmë këto sulme që vijnë nga serbet.



Radio Dukagjini : Keni bashkëpunim me ndonjë grup tjetër të hakerëve?



H!tM@n: Jo nuk kemi asnjë bashkëpunim me grupet tjera.



Radio Dukagjini: Hitman, faleminderit që pranuat të intervistoheni nga ne.



H!tM@n: Kënaqësia ishte e imja që u intervistova nga ju dhe dua ta cek se kjo është intervista ime e pare.



Grupi I Hakerëve Kosovarë u krijua në fund të muajt maj të vitit 2008 dhe si për qëllim kishte ti kundërpërgjigjej "HAKEREVE SERB". Këtë iniciativë e mori për herë të parë H!tm@N bashkë me një shok të tij dhe treguan interes për të formuar një grup që ti sulmonim faqet serbe, ata I drejtuan ftesë edhe tre të pasionuarve të tjerë pas kibernetikës , boom3rang, redc00de dhe cHs. Pasi që të gjithë pranuan që të jemi pjesë e këtij grupi vendosen që sulmet të kryhen me emrin "Kosova Hackers Group".

ose http://www.enderro.net/root/showthread.php?t=25111.
Back to top Go down
https://albaniarap.forum.st
 
Intervist Me KHG !
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Rrugaqi Art - TBA Intervist
» Gjebraili Intervist 2010
» Intervist me Baba Trodon (2010)
» Noizy Intervist KUMANOV 2009
» Intervist me GOLD-AG EXLUSIVE 2008

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
ALBANIARAP-FORUM :: Intervista-
Jump to: